Parandalimi i dhimbjes se mesit (Pjesa e parë)
Mund të jetë e pamundur për të parandaluar dhimbjen e mesit. Ne nuk mund të shmangim 'wear and tear' dëmtimin e shpinës që ka të bëjë me moshën apo mplakjen. Por ka gjëra që mund të bëjmë për të pakësuar ndikimin e problemeve të mesit. Duke pasur një mënyrë jetese të shëndetshme është një fillim i mirë.
Duke pasur parasysh faktorët e riskut mund të marrim dhe masat për parandalim të dhimbjes së mesit
Faktorët e riskut
- Ngritja e peshave të rënda, pa një pozicion të duhur të shpinës apo mesit. Pra nëse kryeni një punë të vazhdueshme në një pozicion të keq për belin dhe të mbingarkuarit e kësaj zone (sforcimi).
- Disa lëvizje të shpejta të mesit në rotacion ose përkulje të shpejtë/lëvizje te extensionit (drejtimit) të shpinës.
- Disa aktivitete sportive të tepërta dhe të bëra pa përgatitje adekuate fizike.
- Një stil jetese sedentare pa aktivitet fizik apo aktivitete sportive gjithashtu rritsin rrezikun për të zhvilluar një discopathy për shkak të mbështetjes (supportit) të pamjaftueshme të muskujve dhe mbrojtjes së shpinës.
- Aktivitetet të përsëritura që tendosin shpinën. Shumë punë fizike kërkojnë ngritje peshash konstante, shtyrje, tërheqja, përkuja apo lëvizjet gjarpëruese. Përdorimi I lëvizjeve dhe teknikave të sigurta mund të ndihmojë në mbrojtjen e shpinës.
- Pesha. Të jesh mbi peshë shtohet stresi I ushtruar në disqet e mesit si dhe dobësia e muskujve
- Ngarje të shpeshta të makinës. Qëndrimi ulur për periudha të gjata kohe, plus dridhjet-vibrimet nga motori i makinës, mund të vënë në presion disqet dhe shpinën tuaj.
- Pirja e duhanit. Besohet se pirja e duhanit zvogëlon furnizimin në oksigjen të disqeve dhe shkakton degjenerimin më të shpejtë
- Gjinia. Meshkujt mes moshës 30 dhe 50 kanë më shumë gjasa që të ketë hernie diskale se sa femrat.
- Gjatë pleqërisë si pasojë e dobësimit dhe degjenerimit të disqeve
- Faktorët gjenetik që lidhen me degjenerimin e hershëm të indeve kanë qenë postulatit edhe si shkak të mundshëm të përkeqësimit disqeve (studim i kohëve të fundit, për momentin pa konkluzione të qarta).
Ngritja e peshave
Sigurohuni për të ngritur sende të rënda me këmbët tuaja, jo me mesin apo shpinën. Mos u përkul për të marr diçka. Mbani shpinën drejt dhe përkuluni në gjunjë.
Mënyra e duhur se si duhen ngritur peshat
Mënyra e gabuar e ngritjes se peshave
Mënyra e gabuar dhe e duhur se si duhen ngritur peshat
Mënyra e gabuar dhe e duhur se si duhen ngritur peshat
Pesha
Mbajtja e një peshë të shëndetshme. Mbi pesha shton stresin në shpinë.
Shmangia e duhanpirjes
Si duhani dhe nikotina shkaktojnë mplakje më të shpejtë të shpinës se sa normalisht.
Postura e Pershtatshme
Postura e mirë është e rëndësishme për të shmangur problemet në të ardhmen. Një terapist mund tju mësojë se si të ngriheni, uluni apo ngritja e peshave në mënyrë të sigurtë.
Me pelqeu zgjidhja e problemit.Faleminderit.
Dërguar nga elina, më 22 Korrik 2013 në 07:39
Keshilla shume te mira per ti ndjekur.I kisha te nevojshme.Faleminderit
Dërguar nga egla, më 21 Mars 2015 në 03:48
Informacioni ishte shume i kuptueshem dhe shume i vlefshem..
Dërguar nga xhulia, më 25 Prill 2015 në 14:13